Tsipras shpall arritjen e marrëveshjes: "Republika e Maqedonisë Veriore"
Tribuna TV
12 Qershor 2018
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras shpalli para pak minutash arritjen e marrëveshjs me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
“Fqinjët tanë veriorë ranë dakord të ndryshojnë emrin e tyre kushtetues për të gjithë përdorimet dhe kundrejt të gjithëve”, tha Tsipras në një mesazh televiziv.
“Ranë dakord ta riemërojnë vendin e tyre Republika e Maqedonisë veriore (Republika Severna Makedonija).
Tsipras shtoi se ndryshimi i emrit do të zbatohet sa në marrëdhëniet dypalëshe, aq edhe në marrëdhëniet me botën e jashtme, pra erga omnes, çka do të thotë se fqinjët tanë morën përsipër rishikimin e kushtetutës.
Sipas Tsipras, “me marrëveshjen arrihet një ndarje e qartë ndërmjet Maqedonisë greke dhe fqinjëve tanë veriorë dhe i vihet vendosmërisht fund irredentizmit që përmban emri kushtetues aktual.
Tsipras sqaroi se marrëveshja do të nënshkruhet nga dy ministrat e jashtëm dhe pastaj do të kalojë për ratifikim në parlamentin maqedonas.
Pas kësaj, Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe për anëtarësimin në NATO, tha Tsipras.
Ndaje me miqte