Tsipras shpall krijimin e agjencisë për menaxhimin e emergjencave
Tribuna TV
10 Gusht 2018
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka shpallur shpërbërjen e sekretariatit të mbrojtjes civile dhe krijimin e Agjencisë për menaxhimin e emergjencave. Tsipras tha se shefi i kësaj agjencie do të emërohet në respekt të plotë të transparencës dhe meritokracisë.
Në të njëjtën kohë, shefi i qeverisë ka bërë të ditur krijimin e një komisioni për hetimin e shkaqeve të tragjedisë së 24 korrikut. Komisioni gjithashtu do të kryejë dhe një studim për shmangien e katastrofave të ngjashme në të ardhmen.
“Qeveria ka siguruar financimin e plotë të programit të riorganizimit rrënjësor dhe përmirësimit të aftësisë së vendit për t’u mbrojtur nga katastrofa të mundshme natyrore”, tha kryeministri. Sipas tij, fondet e siguruara nga programi ESPA, banka Europiane e Investimeve dhe Programi Kombëtar i Investimeve Publike, do të arrijnë në total në 500 milionë euro.
Ndaje me miqte