Tsipras: Shpresoj që BE të kuptojë gabimin historik për Shqipërinë dhe MV
TV Tribuna
24 Tetor 2019
Ajo që bëri Bashkimi Europian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti ai të kuptojë se ka bërë një gabim historik, deklaroi në një intervistë lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.
“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Europian. Shpresoj që së shpejti BE të kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.
Tsiprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhëtare, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”.
Ndaje me miqte