0030 210 33 18 483

Tsipras: “Sulmi ndaj TV Skai, sulm nga forcat burracake dhe të errëta”

Tribuna TV 17 Dhjetor 2018

Tsipras: “Sulmi me bombë kundër stacionit televiziv Skai është një sulm i forcave burracake dhe të errëta kundër vetë demokracisë. Mirëpo nuk kanë për të arritur synimin e tyre. As të terrorizojnë, as të çorientojnë”, nënvizon kryeministri grek, Aleksis Tsipras në një deklaratë me shkrim pas shpërthimit të bombës në televizionin Skai.

Në të njëjtën deklaratë, kryeministri shpreh “mbështetjen e sinqertë” ndaj gazetarëve dhe punonjësve të televizionit.

Ndaje me miqte