0030 210 33 18 483

Tsipras: Të mos hapen shkollat, me përjashtim të vitit të tretë lice

TV Tribuna 01 Maj 2020

Partia më e  madhe opozitare greke, SYRIZA, ka shprehur rezerva të mëdha ndaj vendimit të qeverisë që më 18 maj të rifillojë mësimi në gjithë gjimnazet dhe licetë e vendit.
Ndërkaq, SYRIZA ka mbështetur atë pjesë të vendimit që lidhet me klasën e tretë të liceut.
Pas konsultimeve me ekspertë të epidemiologjisë, kryetari i SYRIZA-s Aleksis Tsipras deklaroi se rasti i klasës së tretë të liceut dhe studentëve të vitit të fundit është krejt i ndryshëm, pasi këto kategori do të japin provime për të hyrë në arsimin e lartë ose për t'u diplomuar dhe integruar në tregun e punës.
Rezervat e veta Tsipras i shprehu edhe gjatë debatit parlamentar që u zhvillua të enjten në sallën e parlamentit.
Tsipras përsëriti se hapja e shkollave është një "risk i panevojshëm" dhe shtoi se "nuk guxoj të mendoj që pas këtij veprimi fshihet nevoja për të fituar imunitet më të madh popullata".
"Më e mundshmja është që risku t'i dedikohet dëshirës tuaj për të marrë dafinat e fitimtarit, ndërsa e dini shumë mirë që normaliteti në jetën tonë doi të mungojë për shumë kohë akoma", theksoi kryetari i SYRIZA-s dhe ish kryeministër Aleksis Tsipras.
Ai shtoi se uron që shqetësimet e tij të jenë të ekzagjeruara.
 

Ndaje me miqte