0030 210 33 18 483

Tsipras, takim me komisioneren e politikës rajonale

Tribuna TV 03 Tetor 2018

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka pritur të mërkurën komisioneren e politikës rajonale të KE, Corina Cretu.

Vizita bëhet menjëherë pasi Komisioni Europian miratoi një fond prej 121 milionë euro për ndërtimin e aksit rrugor që do të lidhë Aktion (Prevezë) me rrugën Ioniane, një nga akset kryesore që do të ndërlidhë Greqinë veriperëndimore me atë jugore.

Komisionerja do të inspektojë tre vepra të mëdha në sektorin e transporteve dhe mjedisit që janë mbështetur me 1,3 miliardë euro financime nga Komisioni Europian.

Sipas njoftimit për shtyp të KE, “studimi dhe konkretizimi i këtyre veprave u bë i mundur falë projektit “Nisje e re për punësimin dhe zhvillimin në Greqi”. Komisioni e startoi këtë projekt në vitin 2015 me qëllim që të plotësojë programin e axhustimit financiar që Greqia e përmbylli me sukses në 20 gusht 2018. Projekti parashikonte masa emergjente për t’u maksimalizuar shfrytëzimi i fondeve të BE në Greqi me objektiv final stabilizimin e ekonomisë dhe përtëritjen e zhvillimit, të punësimit dhe të investimeve”.

Ndaje me miqte