0030 210 33 18 483

Tsipras “Zemërimi i minoritetit, i drejtë”

09 Nentor 2018

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka reaguar pas ceremonisë mortore të  Kostandinos Katsifas.

Në një intervistë në televizionin Alfa, Tsipras tha se ajo që ndodhi në 28 tetor ishte një ngjarje e rëndë. Ai tha se Greqia ka bërë gjënë e duhur që ditën kur ndodhi ngjarje.

Tsipras u shpreh se pala shqiptare i ka premtuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se dialogu duhet të vazhdojë për të drejtat e minoritetit.

“Sot është një ditë zie për familjen Katsifa dhe minoritetin. Hidhërimi dhe zemërimi i tyre është i përligjur. Dhe nuk dua të debatoj për këtë. Greqia bëri që nga momenti i parë atë që duhej të bënte. Do të na jepet një raport i plotë për shkaqet e kësaj ngjarjeje shumë të padëshirueshme. Kjo ngjarje na ka bërë të harrojmë se në Bularat atë ditë kishim varrimin e eshtrave të heronjve tanë të rënë në Shqipëri, me praninë e Ministres greke të Kulturës. Duhet të avancojmë në hapa të tjerë, kështu që t’i jepen minoritetit në Shqipëri gjithë sa i takojnë”, tha Tsipras në përgjigje të pyetjes së gazetarit që e intervistoi.

Ndaje me miqte