Turqi, një tërmet 5,8 ballë Rihter godet jugperëndimin e vendit
ATSH
08 Gusht 2019
STAMBOLL, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në jugperëndim të Turqisë, njoftoi Instituti i Studimeve Gjeologjiketë SHBA-së (USGS). Autoritetet lokale kanë njoftuar për të plagosur dhe shtëpi të shembura.
“Tërmeti ndodhi në provincën e Denizlit”, njoftoi USGS.
Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Situatave të Urgjencës (AFAD), tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në afërsi të qytetit Bozkurt, shtatë kilometra thellësi.
“Shumë çati kanë rënë, ka pasur plasaritje të thella, disa shtëpi janë shembur”, deklaroi kryetarja e Bashkisë së Bozkurt, Birsen Celik, në stacionin televiziv NTV.
“Nuk ka të vdekur dhe të plagosur në gjendje të rëndë”, shtoi ajo.
Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Që prej fillimit të vitit, perëndimi dhe jugperëndimi I Turqisë janë goditur nga disa tërmete me magnitudë më të lartë se pesë ballë të shkallës Rihter.
Ndaje me miqte