0030 210 33 18 483

Turqia kualifikohet pas fitores me Çekinë

ATSH 26 Qershor 2024

HAMBURG, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Turqia përfundoi e dyta në Grupin F, pas një fitoreje të vonë 2-1 ndaj çekëve tashmë të eliminuar.
Kapiteni i Turqisë, Hakan Çalhanoglu, shënoi në minutën e 51-të, pasi portieri çek Jindrich Stanek u duk se kishte probleme me shpatullën e tij, disa momente para golit.
Çekët u kundërpërgjigjën në minutën e 66 me anë të kapitenit të tyre Tomash Souçek, por nuk mjaftoi për fitoren që u nevojitej, pasi Cenk Tosun shënoi në kohën shtesë.
Skuadra e Ivan Hashek, e cila filloi pa sulmuesin e lënduar Patrik Schick, u përball me poshtërimin e kualifikimit të ish-partnerëve më të vegjël, Sllovakinë për në 1/16-at, një ditë pasi Sllovenia kishte kaluar Serbinë dhe Kroacinë.

Ndaje me miqte