0030 210 33 18 483

U gjobitën me nga 5.000 euro ngaqë nuk respektuan karantinën

TV Tribuna 23 Mars 2020

Sipas masave kundër Koronavirusit, kushdo që hyn në Greqi nga jashtë shtetit, është i detyruar të qëndrojë në karantin në banesë, pavarësisht nëse ka apo jo simptoma të virusit.
Autoritetet greke kanë kryer gjatë ditës së diel 217 kontrolle ndaj personave të kësaj kategorie, pra atyre që u kthyen ditët e fundit nga jashtë Greqisë.
13 prej këtyre personave janë gjobitur me 5.000 euro secili, pasi gjatë kontrollit nuk u gjetën në banesë.
Kontrollet kryhen nëpërmjet telefonit dhe autoritetet telefonojnë në banesat ku të kthyerit kanë deklaruar se do të qëndrojnë në karantinë.
Nëntë prej kundravajtësve u gjetën në Athinë, dy në Selanik dhe dy të tjerët në rrethe të vendit.
Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes sociale, Nikos Hardalias, kontrollet do të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme.
 

Ndaje me miqte