0030 210 33 18 483

U shkarkua nga Vetingu, dënohet ish-gjyqtari Admir Thanza

ATSH 31 Maj 2019

TIRANË, 31 maj/ATSH-A. Fortuzi/- Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është dënuar me 18 muaj shërbim prove. Thanza i cili nuk kaloi Vetingun për shkak të problemeve me pasurinë, është ish-gjyqtari i parë që dënohet nga gjykata.

Gjatë seancës së zhvilluar të premten, trupa gjykuese mori në shqyrtim kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kërkoi ndaj Thanzës 1 vit e gjysmë heqje lirie, ndërkohë që pala mbrojtëse kërkoi një dënim të zbutur ndaj ish gjyqtarit.

Thanza në karrierën e tij ka qenë dhe Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndër vite. Thanza u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 17 korrik 2018, pasi sipas gjetjeve të bëra Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit  rezultoi se gjyqtari në fjalë kishte fshehur një dënim të marrë në Itali. Thanza ankimoi vendimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. KPA sërish vendosi për shkarkimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Pas kësaj, dosja e Thanzës ju dorëzuar prokurorisë në Tiranë, ku dhe nisi çështja gjyqësore. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pretendonte se fshehja e dënimit në Itali ishte bërë me dashje nga ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, dhe sipas prokurorit Habazaj, ish-gjyqtari duhej dënuar me 18 muaj burg, por Gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë Thanzën me 18 muaj shërbim prove.

Ndaje me miqte