0030 210 33 18 483

U shpëtoi rrënojave nga tërmeti në Turqi, pasi telefonoi bashkëshorten në"? Austri!

ATSH 24 Shkurt 2023

Një person që kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë dy javë më parë, shpëtoi duke telefonuar bashkëshorten në Austri.

Tarik Halefoglu, 66 vjeç, ishte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshortja Hediye kishte shkuar për të vizituar fëmijët e tyre që jetojnë në Austri.

Halefoglu, i cili mbeti nën rrënoja si pasojë e shembjes së shtëpisë dykatëshe nga tërmeti, e telefonoi atë në Austri duke i kërkuar ndihmë, pasi celulari i kishte rënë rastësisht pranë.

Hediye informoi të afërmit e saj në Kahramanmaras se bashkëshorti ishte nën rrënoja dhe me ndihmën e tyre ai doli nga rrënojat katër orë më vonë.

Hediye Halefoglu u pikëllua kur pa shtëpinë e rrënuar, por u lumturua që Tariku shpëtoi.

“Isha nën rrënoja. Telefoni më ra pranë në atë çast. U përpoqa të vij në vete dhe kur erdha, menjëherë telefonova bashkëshorten. Telefonova xhaxhallarët e mi, por bashkëshortja u kishte telefonuar të gjithëve”, tha ai.

Ndaje me miqte