0030 210 33 18 483

UASHINGTON "?? Blinken: Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike Rusi-Kinë

Oliver Serani 21 Mars 2023

 

UASHINGTON, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike e Rusisë e mbështetur nga Kina, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në një konferencë shtypi në Uashington, duke komentuar vizitën e Xi Jinping në Moskë.

”Vizita e Xi Jinping në Moskë pas urdhrit të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini është përgjegjës për mizoritë në Ukrainë”, shtoi Blinken.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të vazhdojnë në ditën e dytë bisedimet e tyre në Moskë , me bashkëpunimin ekonomik në qendër të vëmendjes në ditën kryesore të vizitës tre-ditore.

Të dyja palët do të nënshkruajnë dy marrëveshje të mëdha për të zgjeruar një “partneritet gjithëpërfshirës” dhe “bashkëpunim strategjik”, sipas Kremlinit.

Në takim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.  /os/
ATSH

Ndaje me miqte