Luka Modric, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah.
Njeri prej tyre do të kurorëzohet me titullin Lojtar i Vitit për sezonin 2017 – 2018.
LUKA MODRIC fitoi Champions League me Real Madridin, arriti në finalen e Botërorit me kombëtaren e Kroacisë, ku fitoi Topin e Artë të FIFA-s.
CRISTIANO RONALDO fitoi për të pestën herë në karrierën e tij Champions League, ndërsa ishte për të gjashti sezon rresht golshënuesi më i mirë i CHL.
MOHAMED SALAH arriti në finalen e Champions League me Liverpulin, ndërsa shënoi 44 gola në 52 ndeshje me të “kuqtë” në të gjitha kompeticionet.
Modric, Ronaldo dhe Salah morën tre vendet e para në votimin e organizuar nga UEFA.
Në vend të katërt u rendit Antoine Griezmann (Atlético Madrid & Francë) – 72 pikë.
Pastaj:
5 Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë) – 55 pikë,
6 Kylian Mbappé (Paris SG & Francë) – 43 pikë
7 Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë) – 28 pikë
8 Raphaël Varane (Real Madrid & Francë) – 23 pikë
9 Eden Hazard (Chelsea & Belgjikë) – 15 pikë
10 Sergio Ramos (Real Madrid & Spanjë) – 12 pikë.
Çmimi i Lojtarit më të mirë të vitit dhe lojtarët më të mirë të Champions League do të shpallen më 30 gusht, gjatë hedhjes së shortit për grupet e CHL, në Monako – Francë.
Lojtari më i mirë i vitit për Europa League, do të shpallet më 31 gusht. Kandidatë janë: Diego Godín, Antoine Griezmann, Dimitri Payet.
Lista e shkurtër për më të mirët e Champions League:
Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas
Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphaël Varane
Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modrić
Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah
Lojtarja femër e vitit: Pernille Harder, Ada Hegerberg, Amandine Henry.