Ukrainë, komediani Zelensky fiton zgjedhjet presidenciale
TV TRIBUNA
21 Prill 2019
Komediani Volodymyr Zelensky fitoi rreth 70% të votave në balotazhin presidencial, sipas rezultateve të para, ndërkohë që presidenti në largim, Petro Poroshenko e njohu humbjen në zgjedhje.
Zelensky e ka paraqitur veten si një alternativë të një establishmenti politik që do të luftojë korrupsionin galopant.
“Ne arritëm fitoren të gjithë së bashku. Të gjithë qytetarë të vendeve ish-sovjetike, na shihni ne! Çdo gjë është e mundur”, deklaroi Zelensky pas njoftimit të rezultateve.
Një aktor dhe regjisor i suksesshëm i komedisë, Zelensky ka interpretuar rolin e presidentit të Ukrainës në serialin televiziv me titullin “Shërbëtori i popullit” (2015-2019).
Në mars 2018 u krijua dhe partia “Shërbëtor i popullit”, nën siglën e të cilës Zelensky kandidoi për zgjedhjet presidenciale.
Ndaje me miqte