0030 210 33 18 483

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Europian

ATSH 17 Korrik 2019

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Gjermania, Ursula von der Leyen u zgjodh nga eurodeputetët presidente e Komisionit Europian, duke u bërë gruaja e parë në krye të ekzekutivit europian.

Me 383 vota pro, ministrja aktuale gjermane e Mbrojtjes, kandidate e zgjedhur nga shtetet anëtare, mori gjerësisht më shumë se sa mazhorancën absolute prej 374 votash në Parlamentin Europian, që ishte e nevojshme që në nëntor të zëvendësojë luksemburgasin Jean Claude Juncker.

 

Rama: Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si lajm të mirë për Europën dhe Shqipërinë, zgjedhjen në krye të Komisionit Europian të Ursula von der Leyen.

“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shprehet kryeministri Rama. 

Ndaje me miqte