0030 210 33 18 483

Vaksinat e para të Covid 19 mbërrijnë në Athinë

Tribuna TV 26 Dhjetor 2020

Sasia e parë e vaksinave kundër Covid 19 ka mbërritur të shtunën në Athinë dhe u dorëzuan në pikën e ruajtjes, në prani të zëvendësministrit të mbrojtjes civile, Nikos hardaklias dhe atij të shëndetësisë  Vasilis Kontozamani.

Janë 9.750 doza që u nisën të enjten pasdite nga Belgjika, ku ndodhet impianti i prodhimit për Europën.

Vaksinat u magazinuan në vende të posaçme që përmbushin gjithë parametrat e nevojshëm.

Janë të pajisur ma frigorifera të ngrirjes së thellë, teksa vaksina duhet të ruhet në temperatura nga -70 në -80 gradë celsius.

Koordinimin e magazinimit, sigurisë dhe shpërndarjes së vaksinës e ka marrë përsipër ministria e mbrojtjes.

Ndaje me miqte