0030 210 33 18 483

Vaksinimi për Covid fillon ne 27 dhjetor

TV Tribuna 17 Dhjetor 2020

Vaksinimet kundër Covid-19 do të fillojnë më 27 dhjetor, bëri të ditur të enjten presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Është momenti i Europës.

Në 27, 28, 29 dhjetor fillon vaksinimi në gjithë Europën. i mbrojmë së bashku qytetarët tanë. së bashku jemi më të fortë", komentoi zonja von der Leyen në rrjetin social Twitter.

Një ditë më parë, Ursula von der Leyen, kishte deklaruar se 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian do të mund të “fillojnë në të njëjtën ditë” fushatat e vaksinimit kundër Covid -19, që nga momentin  që do të jepet drita jeshile nga autoriteti rregullator europian për vaksinën e Pfizer-Biontech.

Enti Europian i Barnave (EMA), do të mblidhet në 21 dhjetor për të shqyrtuar dosjen e vaksinës së Pfizer / BioNTech.

Një zyrtar i lartë i komisionit europian i deklaroi agjencisë Reuters se vendimi përfundimtar për miratimin re vaksinës do të mund të merret në 23 dhjetor.

Ndërkaq, në BE do të mbërrijnë më pak doza vaksine nga sa ishte parashikuar.

Ndërsa Greqia do të marrë 300.000 doza dhe jo 500.000 që ishte planifikimi paraprak.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas u pyet për këtë të enjten.

Fillimisht  të themi që Greqia furnizohet me vaksina ashtu si dhe pjesa tjetër e Europës.

është një marrëveshje në nivel të BE-së dhe çdo shtet anëtar merr një sasi vaksinash që i korrespondon numrit të popullsisë.

Rrjedhimisht, përderisa merr Europa më pak vaksina, merr edhe Greqia më pak. kjo duhet të jetë e qartë.

Karakteristika kryesore e kësaj vështirësie në furnizim është fakti se kompania Pfizer po e redukton prodhimin edhe në SHBA me 900.000 për këtë javë.

Gjendemi në fazën e parë të një pune titanike. Ajo që ka rëndësi në këtë moment kohor është që të kemi licensimin nga autoritetet europiane, pastaj të vijnë vaksinat e para në vendin tonë - që sipas të gjitha gjasave do të jenë deri në fund të vitit- dhe pastaj të provohet në praktikë mekanizmi i komplikuar që është krijuar mbi bazën e planit tonë për importimin e vaksinave, depotizimin, transportimin në 1.018 qendrat e vaksinimit, caktimin e prioritetit me qëllim që vaksinën ta bëjë secili qytetar, kështu që të jemi të sigurt se ky cikël tepër kompleks do të funksionojë ashtu siç duhet.

Nga shkurti e tutje presim shumë më tepër vaksina dhe do të jemi në gjendje të diskutojmë, atëherë kur edhe kompani të tjera do të marrin licencën dhe do të kund të na furnizojnë me vaksina.

Zëdhënësi shtoi se deri në fund të qershorit 2021, Greqia do të jetë furnizuar me 25 milionë doza vaksinash kundër Covid 19.

Ndaje me miqte