0030 210 33 18 483

Valët Gravitacionale nuk ekzistojnë

Frederik BILÇA 10 Tetor 2020

Kur kujtojmë Valët Gravitacionale duhet të përmëndim pa tjetër Njutonin e Madh,  me mollen e tij alegorike që i ra tek këmbët kur ai po meditonte ulur nën hijen e mollës të kopshtit të tij. Këtu është fillimi i lindjes së Teorisë më te madhe të asaj periudhe në shkencë, i valëve tërheqëse që ai i quajti valë gravitacionale. Mëndja e tij e ndritur e asaj periudhe nxori formulat bazë te kësaj Teorie me te cilat punojmë edhe sot. Qëndra e përbashkët grav. e dy trupave ndodhet në aksin që bashkon dy qëndrat e tyre, në distancë me të afërt me trupin më të madh aq herë sa ai është më i madh nga trupi tjetër më i vogël.. Forca tërheqese e dy trupave është e barabartë me produktin e masave pjestuar me katrorin e distancës midis tyre. Etj. Teoria virtuale e anglezit Isak Njuton bëri revolucionin e madh në shkencën aplikative. Njutoni e quajti Gravitetin, Universal në Gjithësi. Graviteti na lejon të peshojmë Diellin, planetet, yjet binar, vrimat e zeza. Lëndën e errët – e padukëshme, që deri tani nuk ka një spjegim të qartë. Pamvarësisht nga tentativat që kane bërë shume shkencëtarë, akoma valet gravitacionale nuk janë intersektuar, nuk janë diktuar. Pse? Me T.Re të Big Bangut të Zhvilluar valët gravitacionale nuk egzistojnë. Pse? Sepse vala ka kuptim fizik, ajo lind dhe shpërndahet nga veprimi i një mase mbi një masë tjetër, psh guri i hedhur në ujë formon valë të dukshme që shpërndahen, po kështu edhe me lëndët e tjera, pra vala shpërndahet. Kurse ato që ne quajmë valë gravitacionale kanë vetinë e kundërt, ato midis dy masave mblidhen, tërheqin njëra tjetrën. Me T.Re ky është Fleshi Gravitacional që nuk ka asnjë ngjashmëri fizike me valën. Çka do spjegohet më poshtë. Pra fleshi është gjatësor, jo i shpërndarë por i mbledhur rreth aksit që bashkon dy masat. Fleshi ka veti të çuditëshme. Ai ka forcë vepruse në gjatësinë e tij. Sa më afër aksit të fleshit, aq më e fuqishme është influenca e tij. Fleshi është prezent edhe në Tokë. Por ai nuk duket as me shikim vizual, as me valë elektronike sepse ai i amortizon ato. Fleshi është funksion i lëndës së zezë, prandaj nuk duket, se edhe ajo nuk intersektohet. Ne shikojmë vetëm influencën e tij. Por me T.Re e kemi nën kontroll të vazdushëm edhe vënd ndodhjen edhe forcën e tij.

Fleshi është shumë i ftohtë dhe shumë i fortë. Lënda e zezë e shpërndar në kozmos ndodhet edhe pranë Tokës.

Fleshi gravitacional prane Tokës e ka vatrën në sipërfaqe dhe ngrihet lart në forëm koni me qindra kilometra. Ai lëviz me drejtim perëndimor rreth Tokës, gjithmon duke e pasur nën kontroll. Në sipërfaqen e Tokës, fleshi paraqitet i dobët, i fortë dhe shumë i fortë. Ai është i tmershëm, na sjell shumë dëme e fatkeqësi, deri tani të pa kuptimta, sidomos për raketat kozmike dhe avionat. 

Është fleshi gravitacional që lind tërmete në Tokë dhe jo fërkimi i pllakave. Sipas kësaj teorie kam parashikuar disa tërmete me dëme dhe me viktima edhe në rrethin tim shoqëror. Pra Teoria e Parashikimit të tërmeteve është arritur. Ajo kërkon institucionalizim.

Kontakti, për koinçidencë, i mjeteve fluturuse si aviona, raketa kozmike me aksin e fleshit gravitacional përfundon me katastrofë. Kur preket me konin në distancë nga aksi, dëmi është variabël.

Kam parapërcaktuar djegien e raketës ruse që do çonte furnizime në Qytetin Kozmik – shkruajtur në Facebook para ndodhisë dhe datat e rëzimit të disa avionave me pasagjer. Edhe kjo linjë duhet institucionalizuar për të shpëtuar viktima dhe dëme.

Nga fleshi gravitacional në Brazil ranë dy ndëtesa shumë katëshe njëherësh, me pak viktima, shkaku nuk u gjet. Po kështu ka ndodhur edhe në Indi.

Fleshi përmbysi vaporin në det të hapur në Japoni – 230 viktima. Po kështu dhe në Greqi më 4.4.2012, fleshi nxorri nga linja vaporin e linjave të brëndëshme duke e përplasur me shkëmbinjtë nën ujor – 82 viktima. Nga ky fenomen doli nga linja vapori me turista në Manhatan (9.1.2013) me 50 të plagosur. Kurse vaporin ’’Kosta Konkordia’’ në Itali, me 5000 turista e përplasi në mbrëmje në bregun me rërë pran ishullit Gilio më 14.1.2014 pa ja ndryshuar sensin e udhëtimit. (Vini re: pa ja dryshuar sensin e udhëtimit) – 33 viktima. Duhet thënë se edhe sikur kapitenat e këtyre vaporave të ishin në ballin e vaporit me timonin në dorë në ato çaste, nuk do ti eleminonin dot këto katastrofa. Timoni elektronik në rastet e fleshit asfiksohet, nuk funksionon sepse... Të tre kapitenat e këtyre vaporave vuajnë dënim kapital për viktimat, sigurisht artificial. Nuk njihet Teoria e Re.

Edhe trenat i nxjerr nga linja fleshi gravitacional. Duhet thënë se kur bie treni në kontakt, për koinçidencë, me fleshin gravitacional i shtohet shpejtësia në mënyrë të pa kuptimtë. Edhe të dojë trenisti ta frenojë nuk do mundi ta frenojë. Prandaj trenistet në gjykim shprehen: nuk e di si më iku situata nga dora. Dhe merren masa administrative apo me rëndë kur ka viktima, sigurisht artificiale. Nuk ka avokat që t’i mbrojë këta fajtorë që nuk janë fajtorë – nuk njihet T.Re. Kam para lajmëruar në rrethin shoqëror ku punoja, nje ditë para se nesër (22.7.2004) në Turqi do ketë shumë viktima. Përnjëherësh pyeti pronari: nga tërmeti? Jo i thashë nga diçka tjetër. Atë datë pamë në televizion trenin që kishte dalë nga shinat me 120 viktima e 400 të plagosur. Ngjarje e rëndë. Kur erdhi Spirua në punë më tha në sy të të tjerëve: Ose je magjistar, ose je i lidhur me keqbërsa. U përgjigja: as njëra, as tjetra vetëm bëj llogari. S’ka llogari për ngjarje të tilla – tha ai. Sigurisht, as ai nuk e njef Teorinë e Re.

Edhe tornadot, që kanë lidhje të ngushtë gavitacionale me tërmetet, lindin nga fleshi dhe jo nga uji i ngrohur i oqeaneve, ky është faktor, se në qëndër të tornadove temperatura arrin deri minus 70 gradë celsius. Në brezin vertikal të Tokës ku lindin tornado, sapo bie tërmet ndërpritet tornadua. Po përmënd një rast. Tornadua Irma, me madhësi 5 kaloi në Bahama me dëme e 24 vik. Mbriti në Kubë me drejtim për në Florida. Atje ishte dhënë alarmi për evakuim. Po e ndiqja, kur sapo ndodhi tërmeti 7.8R në brigjet ujore të Meksikës në perëndim, i shkruajta në mesenxher mikut tim, Vlash Filit, se tornadua nuk do mbrijë tek ju në Florida dhe ashtu ndodhi, mbriti stuhi e lehtë se distanca e vatrës tërmetit, nuk e eleminoi plotësisht.

Edhe vullkanet janë shkak i fleshit gravitacional. Toka nuk është si një fuçi hermetike që temperatura në brëndësi eksplozon shpesh vullkanet. Është e pa besushme për një gjeolog sot t’i thuash se vullkanet nuk e kanë shkakun e shpërthimit nga brënda Tokës, por nga jashtë. Kur të njihet T.Re do të ndryshojnë nocionet e tanishme. Pra shpërthimi i vullkaneve mund të para përcaktohen me T.Re.

Të gjitha këto ngjarje që u permëndën, tani mund të para llogariten por edhe mund të pas llogariten pavarësisht nga koha që ka kaluar. Për shëmbull, djegia e raketave të shtrënjta CHELLENGER dhe COLUMBIA me nga shtatë kozmonautë viktima në sejcilën prej tyre.

Valët fizike mund t'i pengojmë, t'i ndërpresim, me një ekran, kurse fleshin jo! Ai ka depërtushmëri të kudo ndodhur dhe nuk mund ti gjejmë dot asnjë pengesë. Pse? Sepse fleshi nuk është valë.

Si perfundim, valët gravitacionale nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm fleshi gravitacional. Të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani për t’i intersektuar (kryeqezuar) ato kanë dështuar dhe do të dështojnë se ato nuk ekzistojnë.

Ndaje me miqte