Vandalizohet varri i shkrimtarit Nikos Kazantzakis në Kretë, thyhet kryqi prej druri
Tribuna News Network
02 Gusht 2023
Këto pamje të trishta tregojnë vandalizmin e varrit të shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazantzakis në Kretë të Greqisë.
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer kryqin prej druri mbi varr, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Bashkia e Heraklionit ka njoftuar se do të ristauronte dëmin e pësuar nga vandalizmi brenda ditës.
Nikos Kazantzakis konsiderohet si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë moderne greke. Varri i tij në Kretë ku mbi të shkruhet "Nuk më tremb asgjë, nuk shpresoj asgjë; jam i lirë" vizitohet çdo ditë nga një numër i madh turistësh që adhurojnë veprat e tij.
Veprat e Kazantzakis, si "Tundimi i fundit," "Udhëtim në Malin e Shenjtë," "Astetika Salvadores Dei," "Krishti kryqëzohet përsëri," "Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë," dhe shumë të tjera, janë të përkthyera edhe në shqip. Kjo tregon influencën e gjerë dhe vlerën e veprave të tij në kulturën letrare shqiptare.
Ndaje me miqte