0030 210 33 18 483

Varufakis prezanton partinë e tij. Pse iu referua "shqiptarëve të armatosur"?

Tribuna TV 27 Mars 2018

Ish ministri grek i financave, Janis Varufakis, ka prezantuar gjatë një konference për shtyp akset e politikës së partisë së tij MeRA25, që është pjesë e lëvizjes europiane DiEM25 (Democracy in Europe Movement 2025 - Lëvizja për Demokraci në Europë 2025).
7 pikat që prezantoi Varufakis janë, sipas tij, “shënojnë ndryshimin e orientimit Europë-Greqi”.
Varufakis tha se Greqia po përballet me rrezikun më të keq pas luftës civile, pasi iu nënshtrua një falimentimi të katërfishtë: të shtetit, bankave, familjeve dhe biznesit.
Ai vërejti se programet e shpëtimit, në vend që të shpëtonin vendin e çuan në një regjim kolonie të borxhit dhe në shkretim, pasi qindra mijëra njerëz të rinj ose vegjetojnë me paga mjerane, ose kanë ndërmend të “arratisen” nga Greqia.
7 pikat e programit politik që prezantoi Varufakis janë:
- ristrukturimi i borxhit,
- reduktimi i suficiteve primare,

- krijimi i një agjencie shtetërore për ristrukturimin e borxhit privat,

- reduktimi i guximshëm i koeficienteve tatimorë,

- krijimi një sistemi publik jobankar për pagesat
- transformimi i fondit të privatizimeve në një bankë zhvillimi,
- respekt ndaj punës me pagesë dhe biznesit krijues.
Gjatë konferencës për shtyp, Varufakis u deklarua i gatshëm të përplaset me këdo, duke nënvizuar se 7 pikat që propozon programi i MeRA25 janë të nevojshme që vendi të dalë nga situata ku ndodhet.
“Këto ndërhyrje duhet të bëheni, qoftë të jemi në euro, qoftë të mos jemi”, theksoi, duke shtuar se ai ishte gati të merrte vendime pa u marrë më parë vesh me institucionet europiane, edhe sikur ato të penalizonin Greqinë. Gjithsesi, kjo e fundit nuk ka për të ndodhur, pse do të kishte një kosto të madhe financiare për Europën”, vërejti Varufakis.
Profesori kontraversal i ekonomisë, iu referua edhe çështjeve të politikës së jashtme. Sa u përket problemeve me Turqinë, Varufakis tha se duhet treguar gjakftohtësi dhe vigjilencë, por theksoi se është e nevojshme “ta ndajmë Erdoganin nga shokët tanë turq, ndaj të cilëve duhet të tregojmë solidaritet”.
Sa i përket çështjes së emrit të FYROM, Varufakis u shpreh në favor të një emri të përbërë, duke theksuar se kjo i intereson Greqisë. Por ai shtoi se rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk vjen prej demonstratave për Aleksandrin e Madh, por nga përçarja. “Në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm që të shpërbëjnë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në emër të Shqipërisë së Madhe”. Ky zhvillim “do të jetë një kërcënim për interesat tona kombëtare”, tha Varufakis.

Ndaje me miqte