0030 210 33 18 483

Vatikan, të paktën 100 000 persona në radhë për t’i bërë nderimet e fundit papa Françeskut

ATSH 23 Prill 2025

VATIKAN, 23 prill /ATSH-DPA/ – Rreth 100 000 njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të ndjerë, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Trupi i papës u transferua në bazilikën në zemër të Romës mëngjesin e së mërkurës.

Nga ora 11:00 bazilika është e hapur për publikun, por koha e pritjes është e gjatë.

Trupi i papës shfaqet në një arkivol të thjeshtë prej druri.

Fillimisht, bazilika ishte menduar të qëndronte e hapur deri në mesnatë.

Megjithatë, turma ishte aq e madhe sa Vatikani nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së saj të hapur më gjatë se sa ishte paralajmëruar fillimisht.

Pritet një fluks më i madh njerëzish, sidomos në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje.

Të enjten pritet që edhe Bazilika e Shën Pjetrit të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në mesnatë dhe të premten nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Varrimi i papës është caktuar të shtunën.

Ndaje me miqte