0030 210 33 18 483

Vazhdojnë arrestimet për shkeljen e masave kundër Koronavirusit

TV Tribuna 19 Mars 2020

Arrestimet për veprën penale të shkeljes së masave për shmangien dhe kufizimin e kronavirusit në Greqi, kanë arritur në 174, sipas një njoftimi të Policisë Greke.
Sipas zonave, arrestimet janë kryer si më poshtë:
66 në Atikë, 29 në Greqinë Perëndimore, 11 në Thesali, 9 në Selanik, 9 në Maqedoninë Qendrore, 8 në Maqedoninë Lindore dhe Thrakën, 7 në Egjeun Jugor, 6 në Maqedoninë Perëndimore, 6 në Paloponez, 6 në Greqinë Kontinentale, 4 në Egjeun Verior, 4 në ishujt e Jonit dhe 2 në zonën e Epirit.
Sipas policisë, të arrestuarit,m në kundërshtim me ligjin, mbanin hapur Floktore, kafeteri, kafene, restorante,  taverna, rosticeri, dyqane lulesh, fusha sportive, dyqane veshjesh, etj., për të cilat është në fuqi masa e mbylljes.
Policia njofton gjithashtu se kontrollet po vazhdojnë me intensitet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
 

Ndaje me miqte