0030 210 33 18 483

Vdes Gianluca Vialli, violinisti i golit

ATSH 06 Janar 2023

ROMË, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Vdiq në Londër futbollisti i njohur italian, Gianluca Vialli,  moshën 58-vjeçare, pasi luftoi me kancerin në pankreas.

Gianluca Vialli ka fituar një Ligë të Kampionëve, dy Kupa të Fituesve të Kupave, një Kupë UEFA, një Superkupë Evropiane, dy kampionate kombëtare, katër Kupa Italiane, dy Superkupa Italiane, një FA Cup (kupa kryesore e futbollit kombëtar anglez) dhe një Ligë angleze.

Karriera e tij si protagonist që zgjati saktësisht dy dekada, nga viti 1980 deri në vitin 1999, megjithatë nuk ishte një udhëtim triumfal, por një betejë e pandërprerë që ka njohur edhe momente krize, si ai midis viteve 1992 dhe 1994.

Takimi me Roberto Mancinin, bën të lindë një harmoni e veçantë, aq sa të dy i kanë mbiquajtur ”binjakët e golit”.

Vialli është quajtur ndryshe edhe violinisti i golit apo ”Stradivialli”, një lojë fjalësh mes Stradivari dhe Vialli.

Ndaje me miqte