0030 210 33 18 483

Vdes legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer

ATSH 08 Janar 2024

BERLIN, 8 janar /ATSH/ – Legjenda e futbollit botëror dhe gjerman Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij, shkruan faqja gala.de.

Ai e lartësoi futbollin si askush tjetër. Franz Beckenbauer arriti statusin legjendar në botën e sportit si lojtar dhe trajner i kombëtares gjermane.

Tani “Perandori”, siç e quanin me nderim, i ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Franz Beckenbauer ka luftuar vazhdimisht me probleme shëndetësore vitet e fundit. Vetëm në vitin 2022 ai pranoi në një intervistë për “Bunte” se sa i dëmtuar rëndë ishte.

“Kam pasur një të ashtuquajtur infarkt okular në njërin sy. Fatkeqësisht nuk shoh më asgjë në anën e djathtë. Duhet t’i kushtoj vëmendje zemrës sime”, kishte shpjeguar ai.

Vitet e fundit ai është operuar dy herë. Ai ishte 78 vjeç.

Ndaje me miqte