0030 210 33 18 483

Vdes në moshën 99-vjeçare Nexhmija, gruaja e ish-diktatorit

26 Shkurt 2020

TIRANË– Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Sipas portalit Dosja.al, lajmi është konfirmuar nga burime në familjen Hoxha. 99-vjeçarja, e cila festoi ditëlindjen në 9 shkurt të këtij viti, ndërroi jetë ditën e sotme në banesën e saj në Laprakë.

Nexhmija lindi në Manastir dhe pas luftës Nacional-Çlirimtare, në janar të vitit 1945 u martua me diktatorin Enver Hoxha. Çifti solli në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë: Ilirin, Sokolin dhe Pranverën. 

Gjatë jetës së ajo është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”, të cilat iu hoqën në kohën e demokracisë nga presidenti i asajkohe Sali Berisha për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Por në fakt bëri vetëm 5 vite brenda qelisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.a

Ndaje me miqte