0030 210 33 18 483

Vdes papritur Laurentis Maheritsas

TV TRIBUNA 09 Shtator 2019

Një nga kantautorët më të njohur grekë, Laurentis Maheritsas është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare.

Maheritsas ndodhej në shtëpinë e tij të verimit, në një fshat të Volosit, pas një ataku në zemër.

Familja njoftoi urgjencën në ora 04,30 të së hënës, por kantautori ishte ndërkaq i vdekur dhe në spital thjesht u konfirmua zyrtarisht ky fakt.

Vetëm tri net më parë, ai kishte dhënë një koncert bashkë me këngëtarin Nikos Portokaloglou, në vendlindje.

Të dy ata, të martën 10 shtator do të jepnin një koncert të madh në teatrin antik irodio në Athinë.

Një nga rokistët më të mirë në Greqi, Maheritsa la për katër dekada shenjën e tij në muzikën greke. këngët e tij më të mira i kanë rezistuar kohës dhe shumëkush do të vazhdojë t’i këndojë:

“Didimotiho bluz”, “Qe ti zitao”, “Poso se thelo”, “Enas turkos sto Parisi”, “Rikse kokino sti nihta”, etj., etj.

Ndaje me miqte