Vdes shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak Rus
ATSH
22 Nentor 2018
MOSKË, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak rus (GRU), Igor Korobov vdiq në moshën 62 vjeç pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë në kohë, njoftoi sot ushtria, në një moment kur ky shërbim me një eksperiencë 100-vjeçare është i akuzuar për helmimin e një ish-agjenti në Angli dhe sulmeve kibernetike në të gjithë botën.
Pasuesi i Igor Korobov, i cili ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Sekret që nga viti 2016, nuk është përzgjedhur ende, sqaruan agjencitë ruse duke cituar një komunikatë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Gjenerali Korobov hyri në ushtrinë sovjetike në vitin 1973 dhe u bë pjesë e shërbimet sekret ushtarak në 1985.
Ai u bë objekt i sanksioneve të Uashingtonit, i cili e vendosi në listën e zezë për ndërhyrje të dyshuara të GRU-së në zgjedhjen e Donald Trump në 2016.
Ndaje me miqte