0030 210 33 18 483

Vdes Silvio Berlusconi

ATSH 12 Qershor 2023

ROMË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.
Silvio Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano.
Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.
Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë – 45 ditë – i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Sot në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital.

Ndaje me miqte