0030 210 33 18 483

Vendim historik: 200 anëtarë të Ndrangheta-s dënohen me 2 mijë vite burg

Tribuna News Network 21 Nentor 2023

Në një nga proceset më të mëdha ndaj mafies kurrë zhvilluar në Itali, u shpallën dënimet për 200 anëtarë të ‘Ndrangheta-s, me dënime që nisin nga disa muaj deri në 30 vite burg, duke iu arritur një total prej mbi 2000 vite burg.

 

Salla e gjyqit për këtë rast u ndërtua në një magazinë mallrash në qytetin Lamezia Terme, në jug të Kalabrisë. Në këtë ambient, rastet e ‘Ndrangheta-s janë shqyrtuar që nga janari i vitit 2021. Protagonistë kryesorë të procesit ishin klanet e fuqishme të Mancuso nga provincia Vibo Valentia, si dhe anëtarët dhe ndihmësit e tyre. Prokuroria kërkoi dënime prej 5000 vitesh burg për të akuzuarit për trafik droge, krijim organizatash mafioze, pastrim parash, korrupsion dhe tentativë vrasje.

 

Prokuroria kërkonte dënimin maksimal prej 30 vjet heqje lirie për numrin e madh të akuzuarve që konsiderohen bosë të mafies. Në listën e të dënuarve ishte edhe Giancarlo Pittelli, një ish-deputet në parlament, i cili u dënua me 11 vite burg në këtë rast. Në rradhët e të dënuarve gjithashtu ishin ndihmës të mafies kalabreze që kishin poste në policinë, politikën, biznesin, kryetarë të bashkive dhe punonjës të shtetit.

 

Bashkë me anëtarët e dënuar të Ndrangheta-s, u arrestuan edhe ndihmësit e tyre mafiozë, nëpërmjet një aksioni të koordinuar në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari. Kjo ndodhi pasi disa anëtarë të Ndrangheta-s shkelën rregullin e heshtjes, të njohur si "Omerta". 'Ndrangheta ka rrënjët e saj në Kalabri, por është aktive në rreth 40 shtete, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Si rezultat i monopolit të saj në tregtinë evropiane të kokainës, kjo organizatë mafioze është një nga më të pasurat dhe më të fuqishmat në Itali, duke arritur të ndikojë edhe në aparatet shtetërore

Ndaje me miqte