0030 210 33 18 483

Vendimi për shtyrjen e lejeve të qëndrimit publikohet në Fletoren Zyrtare

TV Tribuna 23 Dhjetor 2020

Në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke është publikuar të mërkurën 23 dhjetor, ligji që përmban edhe shtyrjen e lejeve të qëndrimit.

Siç përcaktohet në nenin e fundit, ligji hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 156, pika 2

Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për depozitim të aplikimeve të qytetarëve nga vendet e treta që skaduan apo do të skadojnë

a) Nga 1 janari 2020 deri në 31 korrik 2020, shtyhen automatikisht deri në 31 mars 2021

b) Nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri në 31 mars 2021, shtyhen automatikisht për 8 muaj që nga data fillestare e skadimit.

Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit që do të dalin me rinovimin e të sipërpërmendurave, do të jetë e nesërmja e datës së skadimit.

Dispozita nuk zbatohet për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet që janë rinovuar për një datë të mëvonshme.

3. Vlefshmëria e buletineve të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, që u shtynë me vendimin e datës 1.09.2020, shtyhen deri në 31 mars 2021, pavarësisht datës së skadimit të çdo buletini.

Ndaje me miqte