0030 210 33 18 483

Versace shitet për 1,83 miliardë euro

Tribuna TV 26 Shtator 2018

Kompania amerikane e industrisë së modës ”Michael Kors” zyrtarizoi blerjen e kompanisë italiane ”Versace” me një vlerë rreth 1,83 miliardë euro, duke konfirmuar informacionet që qarkullonin më parë në media.

“Blerja e ‘Versace’ është një hap i rëndësishëm për grupin tonë. Me burimet që zotërojmë besoj se “Versace” do të rritet për të tejkaluar dy miliardë dollarë xhiro vjetore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm “Michael Kors”, John Idol, cituar në një komunikatë shtypi.

“Ky është një moment shumë motivues për “Versace”. Jam krenare që marka do të vijojë të mbetet shumë e fuqishme si në industrinë e modës ashtu dhe në kulturën moderne”, u shpreh Donatella Versace, drejtoreshë artistike dhe zëvendëspresidente e grupit me të njëjtin emër.

Nga e majta në të djathtë: Shefi ekzekutiv i Versace Jonathan Akeroyd, Donatella Versace dhe shefi ekzekutiv i Michael Kors, John D Idol.

Ndaje me miqte