0030 210 33 18 483

VIDEO: Avioni rrëzohet sipër parkingut, 5 të vdekur

Tribuna TV 06 Gusht 2018

Pesë persona humbën jetën kur avioni i tyre Cessna 414 u rrëzua pranë South Coast Plaza në Santa Ana (Los Angeles) të dielën pasdite, sipas shërbimit të Zjarrfikësve.

Avioni u rrëzua në parkingun e një magazine me pajisje për zyra, në Staples në bllokun 3800 të Bristol Street, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Stephen Concialdi.

Veç pesë personave që ndodheshin në bordin e Cessna-s, nuk u lëndua askush tjetër.

Pjesë të avionit goditën një veturë, pronari i të cilës në atë moment ndodhej brenda në dyqan. Dëme materiale u shkaktuan edhe në makina të tjera që ndodheshin në parking.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Ndaje me miqte