Forcat zjarrfikëse kanë arritur pas pesë ditësh të shuajnë përfundimisht zjarrin që kishte shpërthyer të martën (28 gusht) në tragetin “Elefterios Venizelos”.
Siç raportohet, nga parkingu i djegur i tragetit janë shkarkuar deri tani më shumë se 60 automjete (furgona, autobusa, autovetura) dhe 14 motoçikleta. Mjaft prej mjeteve janë të shkatërruara nga zjarri.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit në traget ishin 80 kamiona e furgona dhe 152 autovetura.
Në një furgon të shërbimit posta ELTA, e gjet dhe një armë gjahu me fishekë. Por sipas agjencisë ANA-MPA, bëhet fjalë për një koli që ishte postuar e po transportohej në mënyrë të ligjshme.
Pasi të shkarkohen të gjitha automjetet, autoritetet kompetente do të kryejnë një hetim të hollësishëm me qëllim që të shqyrtojnë se cilat ishin shkaqet e zjarrit.
Zjarri shpërtheu dy orë trageti ishte ishte nisur nga porti i Pireut me destinacion Hanianë e Kretës.
Trageti i kthye në Pire, ku zbritën pa problem të 875 pasagjerët që ndodheshin në bordin e anijes.
Pas shuarjes së zjarrit, shërbimi zjarrfikës ka publikuar një video nga operacioni në brendësi të tragetit.