0030 210 33 18 483

Video: Policia kontrollon qytetarët nëse kanë vërtetim për qarkullimin

TV Tribuna 23 Mars 2020

Në ditën e parë të zbatimit të masës për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mjeteve, policia greke ka ushtruar kontrolle në gjithë vendin.
Në zona të ndryshme të Athinës, policia ndalonte këmbësorë apo mjete, për të verifikuar nëse drejtuesit kishin me vete vërtetimin e lëvizjes.
Policia bëri të ditur se përgjithësisht qytetarët kanë zbatuar me përpikëri rregullat dhe se në ditën e parë janë vënë vetëm 33 gjoba në të gjithë Greqinë.
Në një njoftim për shtyp, Policia Greke thekson se "nga nesër (e martë) kontrollet do të intensifikohen dhe në rast se konstatohen shkelje do të vendosen sanksionet që parashikon ligji".
 

Ndaje me miqte