Të paktën dy persona kanë vdekur dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur mesditën e të hënës, kur një kamion cisternë shpërtheu në periferi të Bolonjës, në veri të Italisë, duke shkaktuar një shtëllungë gjigante tymi dhe një zjarr të madh.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet momenti kur mjeti cisternë përplas një maune përpara saj dhe pas saj ndodhet një maune tjetër.
Shpërthimi ka shkaktuar zjarr masiv në rrugë, duke djegur edhe shumë automjete si dhe duke shembur një pjesë të urës.
Ndër personat e prekur janë edhe 11 karabinierë dhe dy policë rrugor, të cilët po drejtonin trafikun pas një aksidenti rrugor të mëparshëm.
Ura e autostradës që lidh A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht si pasojë e shpërthimit.
Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonjas në zonën Borgo Panigale rreth orës 14:00.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtëngullat e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas.
Shumica e të plagosurve u shkaktuan nga goditjet prej mbeturinave dhe xhamave të thyer për shkak të fuqisë së shpërthimit.