0030 210 33 18 483

VIDEO: Shpëtimi i dy turistëve të bllokuar në Peloponez

Tribuna TV 21 Gusht 2018

Aviacioni luftarak grek ka publikuar një video nga operacioni i shpëtimit të dy turistëve francezë që ishin bllokuar në malin e Taygetos, në Peloponez.

Në sekuencat filmike shohim një pjesëtar të ekipit të shpëtimit, të trajnuar posaçërisht, që zbret në tokë dhe pastaj arrin t’i marrë një nga një të dy tursitët e t’i dorëzojë në bordin e helikopterit.

Dy turistët francezë kishin mundur të njoftonin se humbën orientimin dhe për gjetjen e shpëtimin e tyre u organizua një operacion i madh, me mobilizimin e mjaft forcave të shërbimit zjarrfikës.

Në orët e para të së hënës, 20 gusht, u ngrit në fluturim dhe një helikopter Super Puma i aviacionit luftarak, me ndihmën e të cilit dy turistët mundën të gjenden e të shpëtohen. Ata ishin bllokuar në grykën Rintomo të malit Taygetos, në lartësi 1950 metra.

Dy turistët u çuan në bazën ushtarake të Kalamatës dhe prej andej u morën me një autoambulancë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Ndaje me miqte