0030 210 33 18 483

VINI RE: Buletin emergjence i shërbimit meteorologjik për Greqinë

TV TRIBUNA 18 Shtator 2020

Shërbimi meteorologjik grek ka nxjerrë një buletin emergjent pasditen e të premtes, nisur nga të dhënat më të reja lidhur me ecurinë e ciklonit “Ianos”, ku parashikohen reshje të fuqishme dhe shtrëngata shiu edhe për Atikën, të premten për  gjithë natën dhe deri mesditën e të shtunës.

Më konkretisht, të premten, reshje të fuqishme dhe shtrëngata shiu që do të shpqprohen nga erëra të vrullshme, do të influencojnë ishujt e detit Jon, Peloponezin dhe Greqinë kontinentale.

Në ishujt e Jonit fenomenet ekstreme do të kenë një dobësim të vogël nga mbrëmja.

Në Atikë, shirat dhe shtrëngatat e shiut do të intensifikohen në mbrëmje dhe do të vazhdojnë me densitet periodikisht deri mesditën e të shtunës.

Fenomene ekstreme do të shënohen në zonën e Evias gjatë natës.

Të shtunën moti i keq do të vazhdojë në ishujt e Jonit, në Peloponez dhe në zonat lindore të Greqisë kontinentale.

Fenomene të ngjashme do të ketë në Cikladet perëndimore, dhe Kretën perëndimore.

Fenomenet do të zbuten nga pasditja në Jonin jugor dhe në pjesën lindore të Greqisë kontinentale, ndërsa nga mbrëmja edhe në Peloponezin verior.

Të dielën, moti i keq do të influencojë deri në orët e para të mëngjesit Peloponezin jugor dhe deri pasdite Kretën.

Ndaje me miqte