0030 210 33 18 483

Vizita e kancelares Merkel. Cilat stacione të metrosë do të mbyllen

Tribuna TV 10 Janar 2019

Në kuadër të masave të sigurisë për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Athinë, disa stacione të metrosë do të qëndrojnë të mbyllura të enjten dhe të premten.

Stacioni i parë që do të mbyllet, në ora 16,00 të së enjtes, do të jetë ai EVANGELISMOS.

Gjysmë ore më vonë, në 16,30, do të mbyllen KATEHAKI, MEGARO MUSIKIS DHE SYNTAGMA.

Të premten, stacioni SYNTAGMA do të qëndrojë mbyllur nga ora 08,30 deri në 11,30.

Gjatë kohës që stacionet do të jenë të mbyllura, lëvizja e trenave do të vazhdojë normalisht, vetëm se nuk do të bëjnë qëndrime në stacionet në fjalë.

Ndaje me miqte