0030 210 33 18 483

Vjen karantina për shqiptarët që hyjnë në Greqi

TV Tribuna 04 Gusht 2020

Që nga e mërkura 5 gusht, në pikën kufitare të Kakavijës kalimi i qytetarëve do të lejohet vetëm nga ora 07 e mëngjesit deri në 23,00 të mbrëmjes.

Nga ora 23,00 deri në 07,00 të mëngjesit, nuk do të lejohet askush të kalojë.

Kështu ka bërë të ditur të martën pasdite zëvendësministri grek i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, gjatë komunikimit të masave të reja për parandalimin e shtrirjes së COVID-19.

Ndalohet që nga nesër (e mërkurë) në ora 07,00, kalimi nga Kakavija, nga ora 23,00 deri në 07,00 çdo ditë, për t’u garantuar kontrolle më të adresuara gjatë ditës, ndërsa nga e hëna, në pikën e kalimit kufitar vendoset një ekip i përhershëm për kryerjen e testeve.

Hardalias ka komunikuar edhe një masë tjetër lidhur me ardhjet nga Shqipëria, e cila do të zbatohet që nga e diela 16 gusht. Kuahdo që vjen nga Shqipëria në Greqi, duhet të qëndrojë 7 ditë në karantinë.

Gjithashtu, nga e diela 16 gusht, kushdo që vjen në Greqi nga Shqipëria, domethënë nga Kakavija, detyrohet të qëndrojë për shtatë ditë në izolim shtëpiak, gjë që do të verifikohet, sipas adresës së deklaruar në PLF, të cilin është i detyruar të plotësojë kushdo që hyn në vend.

Ndaje me miqte