0030 210 33 18 483

Vjen vala e motit të keq, temperatura të martën 12 gradë më e ulët se të hënën

Tribuna TV 24 Shtator 2018

Meteorologët kanë paralajmëruar për një ndryshim të rrufeshëm të motit në Greqi, që nga e marta.

Moti i keq do të vazhdojë të paktën deri të dielën, më 30 shtator.

Nëse parashikimet vërtetohen, do të jenë tejet të rrezikshme dhe do të mund të shkaktojnë katastrofa masive, por edhe të rrezikojnë jetë njerëzore.

Qytetarët rekomandohen të jenë të përgatitur dhe të marrin gjithë masat e domosdoshme për vetëmbrojtje, me qëllim që të përballojnë kushtet atmosferike.

Në të njëjtën kohë, masa ajri të ftohtë do të lëvizin nga pjesa verilindore e Europës, drejt Greqisë. Si rezultat pritet të ketë një rënie impresionuese të temperaturës, sidomos në pjesën veriore dhe qendrore të Greqisë:  nga 8 deri në 12 gradë, krahasuar me mesditën e të hënës.

Ndaje me miqte