0030 210 33 18 483

Vjen vala e re e motit të keq: Shira, reshje dëbore dhe erëra të fuqishme

Tribuna TV 12 Shkurt 2019

Vala e re e motit të keq që do të godasë Greqinë nga e marta, është emërtuar “Bora” (Hioni) dhe kjo për shkak se do të karakterizohet nga reshje dëbore, madje dhe në zona me lartësi të ulët.

Moti i keq do të godasë edhe Atikën, që nga paraditja e të mërkurës deri mesditën e të enjtes.

Në të njëjtën kohë, në pjesën lindore të vendit do të ketë reshje dëbore në zonat kodrinore dhe malore. Reshjet në këto zona do të fillojnë të martën e do të zgjasin deri të shtunën.

Posaçërisht në Maqedoni dhe në Trakë, dëbora do të bjerë në zona me lartësi të ulët, kryesisht gjatë të premtes.

Shërbimi meteorologjik i Observatorit të Athinës, EAA-meteo, ka shpërndarë një video me parashikimin e reshjeve të dëborës në gjithë Greqinë dhe më pas edhe në Atikë.

“Bora” do të sjellë me vete edhe temperatura të ulëta.

Në qendër të Athinës, të mërkurën pritet që temperatura të bjerë në 6 gradë Celisius.

Ndaje me miqte