0030 210 33 18 483

Vogëlushët e Patras dhe të Andravidas

Pasko MANDRAVELI 04 Prill 2022

Nuk ka kaluar as një muaj qysh kur u zbardh krimi monstruoz në Andravida (05.03.2022). Një pronar “i indinjuar” banese vrau qiraxhinjtë e tij shqiptarë, 37 dhe 31 vjeç -“pse nuk më paguanin qiranë”, tha- por mbyti edhe dy bebet e tyre, dy e tre vjeç!

Në mënyrë paradoksale atëherë nuk kishim speciale të gjata në emisionet e lajmeve; nuk kishte qytetarë të revoltuar që të vërshojnë para shtëpisë së të pandehurit dhe të shkruajnë në grila “vdekje vrasësit të fëmijëve”; ministri i mbrojtjes së qytetarit nuk shkroi në twitter se “në çështjen pa precedent të vrasjes së dy fëmijëve nga Andravida policia greke veproi me profesionalizëm, metodikë dhe eficencë, në bashkëpunim të plotë me autoritetet e prokurorisë. Kjo çështje po e trondit mbarë opinionin grek. Tani fjalën e ka drejtësia”, siç bëri (ministri) në rastin e Patras.

Deputeti i Athinës i Demokracisë së Re, Kostas Kirinakis nuk shkroi se “nuk ekziston asnjë dënim në Kodin penal që t’i përgjigjet këtij krimit kafshëror. Asnjë institucion nuk mund të riedukojë një njeri që mbyt me duart e veta dy foshnje (nerion në krevat). Burgimi i përjetshëm është burgim i përjetshëm #Andravida”.

Mbeti pa përgjigje që u dëgjua nga hetuesi gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit: “Fëmijët, pse i vrave fëmijët”.

Mund të arsyetohet ky disekuilibër i indinjatës dhe publicitetit nga fakti se në çështjen e Patras janë tre fëmijë të vdekur, kundrejt dy të vrarëve (me siguri) në Andravida. Natyrisht, në rastin e parë e vetmja gjë që dimë me siguri është se vetëm fëmija i tretë është vrarë dhe le të shkruajë ish sekretarja e përgjithshme e ministrisë së mbrojtjes së qytetarit dhe kandidate për deputete me Demokracinë e Re Sofia Nikolaou “tre shpirtra të pafajshëm. Vallë a ka ndëshkim për një krim të tillë?”. Politikanët tanë, përveç vendimeve gjyqësore tashmë nxjerrin edhe raporte mjeko-ligjore. Të shpjegohet me faktin se në Patra akuzohet nëna për vrasjen e fëmijës së vet, ndërsa në Andravida akuzohet një ekstremist i djathtë kolerik, apo mos vallë ngaqë në rastin e dy viktimat ishin “alvanakia”?

Rol më të madh duket se luajtën kanalet televizive, me hamendjet e tyre të stërzgjatura dhe grafikat e tyre pa art. Mirëpo, nëse mungesa e precedentit në krimin eventual të Patras e përligj interesimin e kanaleve -pavarësisht nëse kjo u manifestua në mënyrë banale- është i pafalshëm populizmi i politikanëve.

Puna e tyre (e politikanëve) nuk është të bëjnë twitter me mjerimin dhe frikën e qytetarëve, por nga njëra anë mos t’i hedhin benzinë zjarrit dhe nga ana tjetër t’i vënë gjërat në një hierarki. Vrasja e mundshme e tre fëmijëve nga nëna e tyre është një gjë e tmerrshme, por jashtëzakonisht e rrallë dhe shteti nuk mund të bëjë shumë gjëra që ta parandalojë.

Mirëpo, nëse vrasja e dy fëmijëve në Andravida kishte karakteristika raciste, kjo është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe më së pari politikanët si bilbila...

Pasko Mandraveli është analist i gazetës Kathimerini

Ndaje me miqte