0030 210 33 18 483

Von der Leyen uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian

Tribuna News 14 Maj 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare. Ajo theksoi se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian.

 

Në mesazhin e saj, von der Leyen shprehu gëzimin për zhvillimet e fundit dhe theksoi rëndësinë e vijimit të reformave që janë të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Ajo shtoi se pret me padurim ta përgëzojë personalisht Ramën në Tiranë.

 

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë,” shkruante von der Leyen në mesazhin e saj.

 

Me mbi 272 mijë vota diferencë nga partia e dytë më e madhe, Partia Socialiste arriti të triumfonte në këto zgjedhje, duke siguruar mandatin e katërt. Pavarësisht vazhdimit të numërimit të votave të diasporës, PS ka siguruar deri tani 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 50.

 

 

Ndaje me miqte