0030 210 33 18 483

Numërohen 92 252 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS 49 465 vota, PD 25 990 vota

Tribuna News 14 Maj 2025

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit u mbyll mbrëmjen e kaluar.

Në total janë numëruar 92 252 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 në total.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 14:50, 49 465 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 25 990 vota janë për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 7740 vota;

Partia Mundësia ka marrë 3221 vota;

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2376 vota;

Partia Socialdemokrate ka marrë 1076 vota;

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 640 vota.

/m.m/j.p/

Ndaje me miqte