0030 210 33 18 483

Vritet gruaja shtatzënë në Greqi

Tribuna News 08 Janar 2024

Gjendet e vrarë gruaja 41-vjeçare, e cila ishte shtatzënë dhe deklaruar e zhdukur që nga data 1 Janar në Greqi. Emri i saj ishte Gjeorgjia Murati dhe jetonte në Selanik. Sipas policisë, dyshohet se ajo është ekzekutuar nga bashkëjetuesi i saj.

Viktima ishte një nënë e një vajze 13-vjeçare, nga një martesë e mëparshme, ndërsa ajo jetonte së fundi pas divorcit me një burrë 39-vjeçar. Ky i fundit ka denoncuar dhe zhdukjen e Muratit gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke raportuar te autoritetet policore se ajo nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës.

 

Mediat greke kanë dhënë rëndësi të madhe këtij rasti të zhdukjes së 41-vjeçares. 

Pas hetimit intensiv të policisë, trupi i pajetë i 41-vjeçares shqiptare u gjet në zonën e Kalkidhikis. Rasti është zbardhur nga shoku i bashkëjetuesit të viktimës, i cili ka rrëfyer se ka transportuar trupin me makinën e tij dhe ka ndihmuar vetëm në largimin nga shtëpia e saj, jo në vrasje. Policia po heton arsyen që e shtyu burrin 39-vjeçar të kryente këtë krim të rëndë.

 

Pas hetimeve të policisë, burri 39-vjeçar, me  precedent penal , i cili dyshohet si autori i vrasjes, është arrestuar së bashku me shokun e tij. Shoku i tij ishte i kërkuar nga policia për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe vjedhjes. 

Ndaje me miqte