0030 210 33 18 483

Vritet në burg Arbër Bako, i akuzuar edhe për ekzekutimin e avokatit grek

Tribuna TV 14 Janar 2019

Një emër shumë i njohur i kronikës së krimit në Greqi ka gjasë të jetë shqiptari i vrarë të hënën në burgun Koridalos.

Fillimisht mediat raportuan se bëhej fjalë për Aleko Petron, 52 vjeçarin nga Berati që vrau më 2 janar vajzën e tij Anxhelinën në Korfuz.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, dyshohet se viktima është 35 vjeçari Arbër Bako.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, ai ka humbur jetën si pasojë e goditjejeve me thikë.

Bako u arrestua në nëntor 2014, pas të shtënave me armë në një bar në zonën bregdetare, ku u plagosën 15 persona.

Krahas kësaj, ai u akuzua dhe për një vrasje në tentativë ndaj një avokati grek, po në vitin 2014

Gjatë kohës që kryente dënimin në burgun e Koridalosit, Bako u akuzua si porositës i vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropoulos, në tetor 2017.

Madje një gjykim tjetër i kësaj çështjeje, të mërkurën më 16 janar 2018, ka qenë arsyeja e ardhjes së Arbër Bakos nga një burg i Kretës në Athinë, ku do të zhvillohet procesi në fjalë.

Bako mbërriti paraditen e të hënës në burgun e Koridalosit.

Duket se autorët e vrasjes kanë qenë në dijeni që më përpara për ardhjen e tij.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërkohë që nuk dihen as rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Ndaje me miqte