Weber i PPE inauguron në Athinë fazën finale të fushatës elektorale europiane
TV TRIBUNA
24 Prill 2019
Manfred Weber, kandidati i Partisë Popullore Europiane (PPE) për postin e presidentit të Komisionit Europian, ka zgjedhur Athinën që të mbajë fjalimin kryesor të fushatës së tij.
Ai është paraqitur në Pallatin Zapeion bashkë me kryetarin e Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis në një lëvizje simbolike të përputhjes së axhendës së PPE me atë të ND.
“Forca e të qenit NE”, kjo është parulla kryesore e fushatës elektorale të zotit Weber, që theksoi se nuk kishte vend më të mirë se Athina që PPE të paraqesë idetë e veta për të ardhmen e Europës.
“Kur flasim për demokraci në Europë, në mendjen e të gjithëve vjen Athina dhe Europa, sepse këtu u lind demokracia”, theksoi në hapje të fjalimit të tij Weber.
Ai u bëri thirrje votuesve që mo të votojnë ata të cilët nuk mund t’i ofrojnë ato çka premtojnë dhe shtoi: “Herës tjetër që do të vij këtu, sigurisht që Komisionin Europian do ta kryesojë PPE dhe Kyriakos Mitsotakis do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë”.
Weber tha se PPE është e bashkzar në të gjitha frontet. “Në 2019 do të luftojmë përballë nacionalistëve që duan të shkatërrojnë vizionin e Europës”, theksoi Weber, duke shtuar se programi i Europës bazohet në opinionet dhe idetë e qytetarëve europianë.
Ndër të tjera, Weber foli për nevojën e luftimit të terrorizmit, për krjimin e një FBI europiane, për mbështetjen e moshës së tretë, përballimin e kancerin, reduktimin e burokracisë dhe ndalimin e tregtimit të artikujve për prodhimin e të cilave kanë punuar të mitur.
Nga ana e vet, kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, tha se “në votimet e 26 majit do të deklarojmë se duam të ndryshojmë faqe duke shkruajtur prologun e një epoke të re për vendin tonë, të bashkuar e jo të përçarë... Në këto zgjedhje luftojmë jo vetëm që të ndryshojmë Greqinë, por edhe të kontribuojmë në të ardhmen tonë të përbashkët europiane. Jemi të sigurt se ti, Manfred Weber do ta udhëheqësh Europën”, tha Mitsotakis në fillim të fjalës së tij.
“Duam një Europë të lirisë, të demokracisë, të solidaritetit. Një Europë që do të promovojë kohezionin social”, tha Mitsotakis.
Lideri i opozitës shfrytëzoi rastin që të sulmojë edhe kryeministrin Tsipras.
“Kohët e fundit, për shkak të vështirësive të mëdha politike, zoti Tsipras thotë gënjeshtra jo vetëm për çështjet greke, por edhe për ato europiane. Është turp që zoti Tsipras ta akuzojë Manfredin (Weber) si gjoja kundërshtar të Greqisë, ngase thjesht i ishte kundërvënë aventurizmit të SYRIZA-s që na kushtoi 100 miliardë euro për një gjashtëmujor”, tha Mitsotakis.
Ndaje me miqte