0030 210 33 18 483

Yaya Toure kthehet te Olimpiakos, “çmenduri” nga tifozët

Tribuna TV 03 Shtator 2018

Rikthimi i i Yaya Toure tek Olympiakos është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët vendas.

35 vjeçari Toure ka luajtur në Athinë gjatë sezonit 2005/06, para se të transferohej në Monako.

Që atëherë karriera e tij ka qenë në rritje, aventura në Barcelonë dhe ajo në Manchester, por Yaya nuk e ka harruar kurrë ngrohtësinë e popullit të Pireut dhe ka vendosur të pranojë ofertën e klubit grek. Dhe tifozët e tij mezi e kanë pritur këtë moment.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, lojtari afrikan mbërriti në kryeqytetin grek për nënshkrimin zyrtar të kontratës, por dukej sikur kishte mbërritur një kryetar shteti. Trafik, mijëra njerëz në rrugë, fishekzjarrë dhe telefona celularë për të përjetësuar gjithçka.

“jam shumë i lumtur, me të vërtetë i gëzuar. Është e vështirë të refuzosh një ofertë kur ajo vjen nga familja jote. Kaluan shumë shpejt vitet. Isha sërish këtu në të kaluarën dhe me gjithë ofertat e tjera doja shumë që të rikthehesha këtu. Zoti Marinakis bëri gjithçka që të lehtësonte kthimin tim”, tha Toure për portalin olympiacos.gr.

I pyetur se cili është mesazhi që dëshiron t’u japë tifozëve të Olimpakosit, Toure tha:

“Mezi pres të vesh fanellën e Olimpiakosit. Kam dëshirë të tmerrshme që të luaj dhe duhet të them se e ndjej që do të luaj për shumë kohë  akoma. Nuk e imagjinoja se do të bëhej realitet kthimi im, por tashmë u bë dhe kjo më jep gëzim”.

Ndaje me miqte