0030 210 33 18 483

Zëvendësministrja shkon për të lindur me"? biçikletë!

Tribuna TV 20 Gusht 2018

Gratë e qeverisë neozelandeze vazhdojnë të përbëjnë lajm.

Pas kryeministres, Jacinda Ardern, e cila është liderja e dytë e vendit që lindi fëmijë gjatë mandatit të saj, këtë herë është radha e zëvendësministres për Shanset e Barabarta, Julie Anne Genter, e cila shkoi në maternitet për të lindur me biçikletë.

“Nuk kishte vend në makinë, plus që është edhe një mënyrë e shkëlqyer për të lindur. Ma nxiti edhe më shumë humorin”, tha ajo.

Genter i përket të Gjelbërve dhe prej vitesh promovon përdorimin e biçikletës.

Genter, 38 vjeçe, u shoqërua për në maternitet nga bashkëshorti, edhe ai me biçikletë.

Në fakt, zëvendësministrja përdori një biçikletë elektrike, ndërkohë që rruga për në maternitetin e Oklandit ishte pothuajse në zbritje.

Ndaje me miqte